Presidenti turk, Rexhep Taip priti në Ankara presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi para nisjes së Samitit të 36-të të NATO-s në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, përcjell TV21.
Avioni që transportonte Trumpin u ul në Aeroportin e Ankarasë në orën 13:50. Erdogan e priti me ceremoni zyrtare në momentin e zbritjes nga avioni dhe të dy zhvilluan një bisedë të shkurtër.
Gjatë ceremonisë së pritjes, Trump përshëndeti Gardën e Nderit të Regjimentit të Gardës në gjuhën turke, duke thënë: “Merhaba asker” (“Përshëndetje ushtarë”).
Më pas, Erdogan dhe Trump kaluan në Sallën e Nderit, ku realizuan edhe një fotografi zyrtare.










