Merkel: E kam zemrën e thyer, Irani dhe Rusia do përgjigjen për Alepon

Liderja e shtetit europian që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër për masakrën që Irani dhe Rusia kanë shkaktuar mbi civilët e Aleppos lindor

Angela Merkel ka bërë përgjegjës kryesor Iranin dhe Rusinë për vrasjen e civilëve dhe tha se këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan “Die Zeit”.

“Diskutimi rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është tejet trishtues. Është për t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë zemrën. Fatkeqësi të tilla s’mund ti zgjidhim vetem politikisht, siç do vepronim me gjithë dëshirë,” tha ajo.
Merkel paralajmeroi se do përdorë gjithë mjetet diplomatike për t’u ardhur në ndihmë civilëve.

Evakuimet e para nga lagjet rebele të Alepos kanë filluar dje, me një autokolonë të përbërë nga ambulanca dhe autobusë me 951 persona në bord, mes të cilëve 200 rebelë dhe 108 të plagosur, sipas një burimi ushtarak në vend.

Në Bruksel, ku u mbajt një samit evropian, ishte presidenti francez, François Hollande ai qe nënvizoi se ishte urgjente evakuimi i shpejtë i popullsisë civile që nuk mund të durojë më bombardimet dhe masakrat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu