Merkel ka kërkuar këshillë nga Zaev për çështjen e Kosovës, ja si ishte përgjigja e tij (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij kryeministri Zoran Zaev në Forumin Evropa- Ëachau të Austrisë, mes tjerash ka thënë se një muaj më parë, kancelaria gjermane Angella Merkel ka kërkuar këshillë nga ai se çfarë t’i ofrojë kryeministrit Aleksandar Vuçiq që ta motivoj për të gjetur gjuhë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të arrijnë marrëveshje për Kosovën.

Ndërsa kjo ka qenë përgjigja e Zaevit: “Ofroni Evropën. Mund të ofroni para për lidhje, për infrastrukturë. Jo, ofroni Evropën, vlerat evropiane, për shkak se ajo na motivon neve të sjellim vendim aq të ndishme. A mund ta paramendoi situatën kur ju duhet ta ndërroni emrin e shtetit tuaj. E gjithë kjo për shkak të ardhmes të shtetit për të qenë pjesë e Evropës.”, ka thënë Zaev.

Përgjigjen e kryeministrit Zaev mund ta shikoni nga minuta 8:11./SHENJA/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu