Merkel letër Vuçiq’it: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për mandatin e ri në krye të Qeverisë serbe, njofton Tanjug
Merkel ka konfirmuar mbështetjen e saj për qeverinë e re të Vuçiq, por i ka kujtuar atij se do të ketë një mandat me shumë sfida të vështira siç janë; vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do vazhdojmë të ju mbështesim rrugën europiane”, thuhet në mesazhin e Merkel.

“Ju uroj gjithë të mirat, fat dhe sukses në zgjidhjen e detyrave që keni përpara”, ka shkruar Merkel, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me media e qeverisë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu