Merkel po përgatitet të shkarkojë nga detyra kreun e Shërbimit Inteligjent

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pritet të shkarkojë nga detyra kreun e Shërbimit Inteligjent, Hans-Georg Maaßen, pas komenteve të tij për protestat që po zhvillohen në qytetin Chemnitz dhe lidhjet e mundshme me partinë radikale ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).

Sipas ‘Die Welt’, Merkel e ka marrë vendimin gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, dhe me liderin socialdemokrat, Andrea Nahles.

Maaßen është vënë nën presion gjatë javë të fundit pas publikimit të skandalit se ka ndarë raporte konfidenciale qeveritare me AfD dhe e ka këshilluar këtë parti se si t’i shmanget survejimeve që mund të kryen ndaj saj nga agjencia që ai vetë drejton.

Kreu i Inteligjencës mohoi gjithashtu se në protestat e zhvilluara në Chemnitz nuk ka prova se ka frymë dhe aksione kundër të huajve, ndonëse videot e publikuara në media tregojnë të kundërtën.

Në Chemnitz dhe në disa qytete të tjera të Gjermanisë, radikalët e djathtë po zhvillojnë protesta të dhunshme pas vrasjes së dy meshkujve gjermanë pas konflikteve banale me emigrantë të huaj, kryesisht nga Siria dhe Afganistani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu