Merko: Struga si Zvicra nuk ka asnjë gropë nëpër rrugët e qytetit

Ramiz Merko në emisionin “Klan Debat” thotë se në rrugët e Strugës nuk ka asnjë gropë, madje e krahason me Zvicrën.

”Po të hyni në fillim të Ohrit çdo e treta shtëpi është me çati të prishur e me tulla merreni dhe inçizoni, në Strugë nuk kemi ashtu shtëpi gjitha janë të sistemuara gjitha janë të reja ejani dhe shihni nëse nuk janë më të mira se Zvicra nëse gjeni edhe një gropë dhe ndonjë vend ku nuk është shtruar asfalt gjithashtu edhe ruralet”, tha kreu i Strugës, Ramiz Merko.

Në pyetjen për ndërtimet pa leje në Strugë, në emisionin kreu i Strugës fajëson qytetin e Ohrit.

”Ohri për ti mbrojtur ndërtimet e tyre pa leje, çdoherë kanë sulmuar Strugën. Mbi 300.000 euro janë dhënë për mediumet lokale në Ohër dhe ata normal që nuk flasin keq për Ohrin por merren me Strugën. Ne i kemi kaluar këto probleme dhe tani nuk merremi më me ato. Ne po mundohemi të investojmë dhe ta zhvillojmë Strugën dita ditës”, tha Merko. /KlanMacedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu