Mero Baze: Kurti duhet rrënuar si një politikan pa vizion, ndihmoi Gjykatën Speciale kundër UÇK

Gazetari i njohur shqiptar, Mero Baze gjatë një interviste për Periskopin ka komentuar e analizuar qeverisjen e kryeministrit Kurti gjatë vitit 2022, por pa harruar as presidenten Vjosa Osmani si ‘sulmuese’ të Shqipërisë e as ngjarjen e fundit me analizën skandaloze të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Gjatë intervistes zotëri Baze ka folur për dështimet dhe arritjet e kryeministrit Kurti. E si një ndër arritjet e Kurtit sipas Bazes është se ai ”ka ndihmuar Gjykatën Speciale t’i jap arsye përse nuk duhen liruar udhëheqësit e UÇK-së”.

Dështimi në menaxhimin e situatës në veri të vendit, dështimi në raportet me diplomacinë perëndimore dhe dështimi në betejën kundër korrupsionit në vend janë tre dështime të dukshme. Sa u përket tre arritjeve të qeverisë Kurti, nuk dua të bëhem shumë cinik, por arritja e parë më e rëndësishme është që ka vendosur shtypin nën kontroll duke diktuar burimet ekonomike të tyre, arritja e dytë është që ka ndihmuar Gjykatën Speciale t’i jap arsye përse nuk duhen liruar udhëheqësit e UÇK-së dhe arritja e tretë është që ka fituar pavarësinë nga Shqipëria duke e trajtuar si shtet armik. Këto janë arritje që i ka dëshiruar Albin Kurti. Meqë nuk jetoj në Kosovë nuk ndjej ndonjë arritje tjetër”, ka thënë zotëri Baze ndër të tjera.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu