Merr frymë Kina, e pesta ditë radhazi pa raste të reja infeksioni në Wuhan

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) njoftoi të hënën se nuk janë raportuar raste të reja lokale të infeksionit koronavirus në vend, veë 39 të importuarave. Kjo, bashkangjitur faktit që Wuhani shënoi të pestën ditë pa infeksione, duke konformuar kështu një “pranverë” të atyshme në raport me “dimrin” në Europë, apo më tej, në SHBA.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 39 raste të reja infektimi, por të importuara. Janë raportuar gjithashtu 49 raste të reja të dyshuara, me nëntë të vdekur. Të gjithë nga provinca Hubei”, thuhet në deklaratë.

Kjo është e pesta ditë radhazi pa infeksione të reja në qytetin Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën.

Kina tani është në rrezik të ulët nga koronavirusi (COVID-19) pasi vendi po merr masa efektive në parandalimin dhe kontrollin, tha të dielën një zyrtar kinez i shëndetësisë, raportoi Xinhua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu