Merr fund pritja: Apple njofton lançimin e iPhone 13

Apple ka bërë me dije sot me 14 shtator kompania do të prezantojë iPhone 13. Kompania gjithashtu do të prezantojë Apple Watch të ri dhe AirPods .

Lançimi do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, siç ka bërë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Apple zakonisht lançon iPhone në shtator, por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Apple njoftoi iPhone 12 në tetor.

Kompania pritet të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet orarit të saj vjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu