Merr fund romanca e dy yjeve të njohur të Hollywood-it

Tom Cruise është ndarë nga partnerja e tij, Hayley Atwell pas një viti lidhjeje. Ylli 59-vjeçar i Hollywood-it dhe aktorja 39-vjeçare, besohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë xhirimeve të pjesës së fundit të filmit “Mission Impossible”.

Romanca e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit dhe janë parë shpesh së bashku. Pavarësisht se gjërat mes tyre ishin bërë më serioze muajt e fundit, gazeta britanike The Sun ka raportuar se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq.

Thuhet se Tom Cruise dhe Hayley Atwell janë ndarë.

“Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata shkuan mirë por por kanë vendosur të jenë thjesht miq.”, tha një burim. Marrëdhënia me Hayley ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-gruaja, Katie Holmes në 2012.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu