Mes plumbave dhe gurëve: Plaka heroinë që i lut ushtarët izraelitë dhe palestinezët për paqe (VIDEO)

Një grua e moshuar ka qëndruar në zonën neutrale, apo, siç njihet ndryshe, “toka e askujt” dhe ka tentuar që t’i ndalë përleshjet e të rinjve palestinezë dhe ushtrisë izraelite në Vitlejem në Bregun Perëndimor.

Plakën reporteri i “Russia Today” e ka xhiruar se si tenton të “krijojë paqe” ndërmjet dy palëve në konflikt. Ajo ec e pafrikësuar nga forcat e sigurisë izraelite të armatosura rëndë deri te palestinezët që gjuanin me gurë, shkruan lajmi.net.

Në video shihet se si gruan e godet një palestinez i maskuar dhe ajo bie në tokë, mirëpo shumë shpejt një tjetër palestinez i ndihmon të ngrihet.

Plaka thuhet se është izraelite.

Së paku tetë persona janë vrarë në protestat e palestinezëve pas njohjes së Jerusalemit nga Amerika si kryeqytet i Izraelit, derisa qindra janë lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu