Mesazh i ri nga Gjermania: A po ndodhë një kthesë e madhe për Kosovën?

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Hahn, në një intervistë ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen që zgjidhja mes tyre është edhe tek ndryshimi i kufijve, atëherë “bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”.

“Me ndryshimin e kufijve duhet vepruar me shumë kujdes, por personalisht mendoj, dhe ky është mendimi im personal, se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë për vendin e tyre, atëherë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”, ka thënë Hahn në këtë intervistë me .

Ai ka thënë se shteti i tij dëshiron që kjo marrëveshje të ngërthehet me njohjen reciproke të sovranitetit.

“Ky është mendimi im personal. Më lejoni ta them përsëri: Nëse dy shtete sovrane bëjnë një ujdi me njëri-tjetrin dhe ata janë në gjendje të mbajnë secili përgjegjësi për vendin e vet, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë marrëveshje. Ne duam, sigurisht, që kjo marrëveshje të ngërthehet me njohjen reciproke të sovranitetit. Nëse kjo është e lidhur me të dhe nëse vendet e tjera pajtohen me ndryshimin e kufirit, atëherë unë së paku mendoj se kjo marrëveshje nuk ka përse të refuzohet në vend”, ka thënë më tej ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu