Mesazhi i fortë i Albin Kurtit për Ramën: Çdo rrugë e Tiranës për Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” tha se Tirana zyrtare nuk duhet të ketë qëndrim ndryshe nga Kosova, sa i përket Beogradit. Sipas Kurtit, çdo rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të të njëjtit komb dhe Tirana Zyrtare nuk do duhej të kishte tjetër politikë karshi Beogradit dhe të jetë ajo e ndryshme prej Prishtinës. Çfarë do rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë, shqiptarët janë e vërteta e Serbisë. Nuk mund të kemi dy politika të ndryshme të jashtme karshi Serbisë. Në përgjithësi besoj që nuk kemi nevojë fare për dy politika të jashtme, por aq më tepër kjo vlen karshi Serbisë, e cila ka përplot kr.ime nga e kaluara dhe kurrfarë pendese në të tashmen, që do të na ndihmonte për pajtim në të ardhmen”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu