Mesazhi i kryeministrit izraelit për besën, trimërinë dhe mikpritjen e shqiptarëve

Ne nuk harrojmë miqtë tanë”, u shpreh i emocionuar Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Madje, Netanyahu vuri në dukje para gazetarëve faktin unik që në të gjithë botën përgjatë luftës së dytë botërore, vetëm në Shqipëri popullsia izraelite jo vetëm që nuk u asgjësua, por u shtua.

Më tej, në një reportazh të “The Jerusalem Post” në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përmendët që gjatë Holokaustit, populli shqiptar, me shumicë myslimane, jo vetëm që mbrojti pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse hebrenjtë, por, Shqipëria u transformua në strehë për hebrenjtë nga shtete te tjera ballkanike dhe më gjerë të cilët po asgjësoheshin në vendet në fjalë.

Me rastin e këtij nderimi publik ndaj një fakti unik të historisë, redaksia e lexo.al, ju sjell në vëmendje dhe një dokumentar të shkurtër mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, të rrëfyer nga vet protagonistët ose dhe familjarët e tyre.


1 Koment

  1. Me pasaporten shqiptare ne kohen e Mbretit Zog mund te vije deri ne Amerike pa patur nevoje te mbaje radhe para dyerve te Ambasadave Kjo pasaporte shpetoi shkencetarin e Madh Albert Ajnshtajn i cili ndenji 2-3 dite tek Rezidenca e Mbretit ne nje Koder te Larte afer Durresit dhe njerez te tjere nga Izraeli Ne Shqiperi gjate luftes se 2-te Boterore shqiptaret kane fshehur ne shtepite e tyre me qindra familje xhuish nga Izraeli duke i shpetuar te gjithe nga dora gjakatare e magjupeve racist fashist te Nazis Shqiptaret kane vuajtur vete nga masakrat e races shfarosese qe e filloi me Camerine dhe me vone deri vitet e fundit ne Bosnje-Hercegovine, Kosove

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu