Mesila Doda, heroina e shqiptarëve të Maqedonisë

Deputetja Mesila Doda me deklaratat e fuqishme në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni, po shihet si heroinë nga këta të fundit, njofton agjencia e lajmeve INA

Ajo, në asnjë moment nuk ka ngurruar ta flasë të vërtetën dhe ti godasë turinjve politikanët maqedonas me ide fashiste dhe albanofob.

Akoma mbahet mend deklarata e saj kundër ish-ministres Gordana Jankullovska, e cila pati marr guximin shqiptarët etnik ti quaj indianë..

“NUK KAM PARË GRUA-NEPËRKË SI KJO… DËSHMI QË LIGËSIA NUK NJEH AS GJINI E AS KOMBËSI, SHPRESOJ QË GRATË DHE VAJZAT “SHIPTARISHT” TI JAPIN NJË MËSIM ME NJË PROTESTË QYTETARE MU PARA DERËS SË SHTËPISË SË NEPËRKËS…

Fatkeqësi që një pjesë vitale e kombit është e shtrënguar të bashkëjetojë, madje të duroje krimet dhe arrogancën e këtyre qenieve monstruoze. Se sa i lani duart me shqiptaret, e kane provuar paraardhësit e ty dhe s’ia kanë dale dot. Instinkti vrasës dhe tërbimi ndaj një popullate me kombësi tjetër është veç tregues i frikës që ke, psikopate vrasëse. Meriton te gjykohet për krime kundër njerëzimit ashtu si edhe shefi i saj. E vetmja keqardhje është që një vrasëse kriminele si kjo turpëron të qenit grua… Tek e fundit ligësia nuk njeh gjini!”.

Deputetja shqiptare, e ashpër dhe realiste është treguar edhe me deklaratën e fundit ndaj presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Mesila Dode deputetja e Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë Gjorgji Ivanov ku ai tha se mandatin nuk ia jap liderit të LSDM-së shkaku i Platformës Shqiptare.

Ajo ka kërkuar që shqiptarët ta shpallin mëvetësinë në këtë shtet të kalbur dhe poshtërues.

SOT SHQIPTARET E ISH REPUBLIKES JUGOSLLLAVE TE MAQEDONISE KANE DY RRUGE: OSE SOT SHPALLIN MEVETËSINE DHE NE TE GJITHE NDIHMOJME ME TE GJITHA MENYRAT QE ATA TA SIGUROJNE ATE, OSE TE SHKARKOJNE PRESIDENTIN E LIGE TE LABORATORIT KU PO I SHTRENGOJNE TE JETOJNE.

Për një pakt të madh mbarëkombëtar

Ne shqiptaret kemi vetem nje mundesi mbijetese në këtë vend ku na vuri Zoti dhe s’duhet te kemi asnjë kompleks ta themi.. të shtrëngojme duart me njeri-tjetrin e të ecim bashkë drejt nje shteti te vetem…

Sepse kemi Veç nje Atdhe” ka shkruar Mesila Doda.

Ajo është shprehur se Maqedonia nuk do të ekzistoj më.

“Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti me i turpshëm ne historinë e këtij shteti të sajuar, Gjorgje Ivanov.

Me nje akt antikushtetues shpalli armik gjysmen e popullsise se ketij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojne te bashkejetojne 2000 vitet e ardhshme”, ka shtuar ajo. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu