Një nxënës i shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë, së bashku me dajën e tij, B.I (38) kanë denoncuar në polici, se më datë 13.3.2018 rreth orës 11.00 në orën e historisë me dorë është goditur nga mësimdhënësi.
Sipas denoncuesit, mësimdhënësi pa arsye ka goditur nxënësin 15 vjeçar në pjesën e pasme të kokës, dhe si pasojë e goditjes nxënësi me kokë ka goditur tavolinën duke thyer kështu një nga dhëmbët e para.,
Disa qaste më pas i mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën e Tetovës, dhe më pas ka denoncuar rastin.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /SHENJA/










