Mesiq: Kontesti Shkup-Sofje, çështje që do të zgjidhet

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan “Stipe” Mesiq në një intervistë për Anadolu Agency ka komentuar kontestin Maqedoni e Veriut-Bullgari. Mesiq potencoi se pengimit bullgar ndaj Shkupit në rrugën drejt BE-së do të largohet.

“Është çështje e diplomacisë, është një çështje që do të zgjidhet, por nuk guxon të jetë një çështje që do të ndalojë hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike”, tha mes tjerash Mesiq.

I pyetur nëse pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në, Mesiq theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të përshpejtohet.

Mendoj se kjo duhet të përshpejtohet. Duhet të pranojmë se në BE ka një trend që BE-ja duhet të zgjerohet, ndërsa nga ana tjetër ka një trend tjetër që thotë se gjërat nuk duhet të përshpejtohen. Në fakt, ne kemi nevojë për një Ballkan që do të jetë pjesë e BE-së, dhe të tjerët mendojnë: ‘Po, po, gjithçka është në rregull, thjesht nuk duhet bërë shpejt’. Kjo nuk është mirë për këto vende që ende nuk janë bashkuar në BE. Ndoshta ky konflikt në Ukrainë do të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE”, nënvizoi Mesiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu