Mësohet e ardhmja e Diego Costas

Atletico Madridi dëshiron që të rikthejë Diego Costan por presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka dhënë lajmin e keq për tifozët e nënkampionëve të Evropës.

Ai ka thënë se Atletico nuk e ka ndërmend që ta rikthejë në ‘Vicente Calderon’ Costan, derisa beson se braziliani me nënshtetësi spanjolle do të shkëlqejë sezonin e ardhshëm nën urdhëratë e trajnerit, Antonio Conte.

“Diego ka kontratë me Chelsean dhe është pjesë e ekipit të trajnerit Antonio Conte. Ne jemi ekipe shumë miqësore, i shohim ata si miqtë tanë. Jam i sigurt se Costa do të shkëlqejë te Chelsea. Ne e duam atë për çfarëdo që ka bërë për këtë skuadër dhe ai e di se Atletico gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”, tha numri një i skuadrës nga Madridit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu