Mësoni se sa para kanë harxhuar për fushatë deri më tani partitë politike

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në afatin ligjor deri në mesnatë, raporte financiare për të ardhurat dhe shpenzimet prej 21 deri më 30 nëntor ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore dorëzuan të gjitha koalicionet dhe partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në Komision, raporte për mjetet e shpenzuara në 10 ditët e para të fushatës dorëzuan VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, LSDM dhe koalicioni, BDI, PDSH, Partia Demokratike e Boshnjakëve, Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët, Partia Liberale e Maqedonisë, Koalicioni VMRO për Maqedoninë, Besa dhe e Majta.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka paraqitur shpenzime prej 43 milionë e 961 mijë e 384 denarë.

Sipas raportit financiar të opozitës së bashkuar të kryesuar nga LSDM, shpenzimet prej 10 deri më 30 nëntor paraqisnin 19 milionë e 683 mijë e 894 denarë.

BDI si shpenzime ka paraqitur 5 milionë e 336 mijë e 095 denarë.

PDSH ka paraqitur gjithsej shpenzime prej 433 mijë e 840 denarë.

Koalicioni për Drejtësi dhe Ndryshime – Blloku i Tretë shpenzime të përgjithshme prej një milion e 559 mijë e 635 denarë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët si shpenzime ka paraqitur 893.519 denarë.

Partia Liberale, ndërkaq, ka shpenzuar 477 mijë e 811 denarë.

Koalicioni “VMRO për Maqedoni” si shpenzime ka paraqitur dy milionë e 848 mijë e 970 denarë.

Partia për Prosperitet Demokratik ka shpenzuar 262 mijë e 761 denarë.

BESA në raportin financiar ka paraqitur 4 milionë e 725 mijë e 217 denarë.

E Majta ka paraqitur shpenzime prej 81 mijë e 354 denarë.

Disa nga partitë kanë cekur se raportet i kanë parashtruar përveç në KSHZ, edhe në Revizionin shtetëror dhe Komisionin për Parandalim të Korrupsionit.

Pjesëmarrësit në zgjedhje raport financiar duhet të dorëzojnë edhe deri më 10 dhjetor përkatësisht një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore me specifikim për shpenzimet e të ardhurave dhe të dalave në xhiro llogarinë për fushatën zgjedhore për gjysmën e dytë të fushatës zgjedhore. Gjithashtu më së voni deri më 26 dhjetor, koalicionet dhe partitë janë të obliguara menjëherë ndërkaq më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e mbylljes së llogarisë së transaksionit të dorëzojnë raport të përgjithshëm financiar për fushatën zgjedhore. Raporti financiar parashtrohet në KSHZ, RSH dhe KSHPK dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Raportin financiar, KSHZ, RSH dhe KSHPK e publikojnë në ueb faqet e tyre.

Radiodifuzerët dhe mediumet e shtypura në Republikën e Maqedonisë janë të detyruara më së voni 15 ditë nga dita e përfundimit të fushatës zgjedhore, përkatësisht deri më 26 dhjetor të parashtrojnë raport për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili prej pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore dhe mjetet të cilat janë paguar apo kërkohen në atë bazë. Raportet parashtrohen edhe në KSHZ, RSH dhe KSHPK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu