Messi dhe Ronaldo në Inter Miami

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të kalojnë në ligën amerikane, MLS, duke iu bashkuar klubit të David Beckham, Inter Milani, në fund të karrierave të tyre.

Trajneri i Minnesota United, Adrian Heath, thotë se ka dëgjuar se Messi dhe Ronaldo ka shumë gjasa t’i përfundojnë karrierat e tyre përkatëse në Amerikë.

Ylli i Juventusit Ronaldo do të bashkohej me Beckhamin, njeriun të cilin e pasoi me sukses në Manchester United gjatë ditëve të para të karrierës ku bëri emër.

Për më tepër, Beckham ka marrëdhënie shumë të mira me 35-vjeçarin portugez.

Messi, 32-vjeç, ka më shumë kohë për të luajtur për Barcelonë, megjithatë, por Heath beson se edhe argjentinasi do t’i zhvillojë ditët e fundit të karrierës në MLS.

“Vazhdoj të dëgjoj se do të ketë blerje të mëdha dikur dhe Messi e Ronaldo janë emrat që i dëgjoj më së shumti”, ka thënë Heath.

“Ardhja e tyre do të ishte e jashtëzakonshme për futbollin në SHBA dhe nëse dikush e ka fuqinë globale për ta bërë realitet këtë ëndërr, ai person është David Beckham”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu