Messi e CR7 refuzojnë ofertat e majme

Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë të majme për të reklamuar Arabinë Saudite si destinacion turistik. Marca bën me dije se portugezit i është ofruar një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, por në fund portugezi ka refuzuar. Jo vetëm Ronaldo, por edhe Messi mësohet të ketë refuzuar një ofertë të tillë. Edhe argjentinasi nuk e ka parë të arsyeshme të reklamojë vendin nga Lindja e Mesme.

Kontrata e të dyve përfshinte pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe vizita në Arabi. Kjo e fundit po përdor sportin për të rregulluar emrin e saj në botë dhe për t’u shndërruar në një destinacion të dashur turistik për vizitorët nga e gjithë bota. Por për momentin atyre u është refuzuar ndihma nga dy prej më të mëdhenjve të historisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu