“Messi e meriton Topin e Artë këtë vit”

Lionel Messi e meriton Topin e Artë këtë vit, sipas legjendës së Barcelonës, Rivaldo. Messi ka lënë pas një tjetër sezon të mirë te Barcelona, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat, e duke arritur të fitojë edhe titullin e La Ligas.

Përveç titullit të La Ligas, Messi me Barcelonën dështuan në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, duke u befasuar Liverpool dhe Valencia. 32 vjeçari po ashtu nuk arriti të fitonte Kupën e Amerikës me Argjentinën, duke u eliminuar nga Brazili një gjysmëfinale.

“Për mendimin tim, Topi i Artë i këtij sezoni është Messi për atë që ka bërë”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, por ai çmim është individual dhe ai ka shënuar shumë gola, gola të rëndësishëm”.

Messi ka fituar pesë herë Topin e Artë, në numër të njëjtë e ka fituar edhe Cristiano Ronaldo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here