Messi e pranon: U ndjeva i lënduar kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të pestë

Lionel Messi e ka pranuar se ai ishte ndierë i lënduar kur Cristiano Ronaldo e barazoi atë me pesë Topa të Artë, pasi që argjentinasi i Barcelonës pretendoi se e kupton e rivalit të tij, i cili vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të hënën.

Topi i Artë prestigjioz është kthyer në duart e argjentinasit Lionel Messi, i cili theu rekord duke e fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë pas Virgil Van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Messi kishte rënë në pozitën e pestë në votimet e para 12 muajve, përderisa katër vjet kishin kaluar që kur ai ishte vlerësuar për herë të fundit paraprakisht si lojtari më i mirë në planet.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo i shtoi dy Topa të Artë në koleksionin e tij, duke i fituar katër brenda pesë vjetëve dhe duke u barazuar me rivalin e tij të madh.

“Në njërën anë, unë e shijoja kur i kisha pesë dhe isha i vetmi. Kur Cristiano më barazoi, e pranoj se më lëndoi pak. Unë nuk isha më në krye. Por, kishte kuptim, edhe pse ishte mirë kur isha i vetmi me pesë”, ka thënë Messi.

“A kam qenë i frustruar gjatë viteve të fundit? Le të themi se unë e kuptoj pse nuk fitova. Si skuadër, ne nuk e kishim arritur qëllimin tonë, që ishte për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, që të jep më shumë mundësi ta fitosh Topin e Artë”.

“Kur Cristiano Ronaldo e fitoi, ndodhi pasi që ai kishte arritur gjëra të mrekullueshme duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe duke qenë vendimtar. Ishte e merituar, nuk kisha çfarë të bëja”.

“A ndieja se ishte e padrejtë? Të takon ty të më thuash nëse Topi i Artë i ndahet lojtarit më të mirë apo lojtarit që e shijon sezonin më të mirë. Besoj që varet edhe nga shija individuale. Disa e preferojnë Cristianon, disa mua ose Neymarin apo Kylian Mbappen. Njerëzit e kanë të drejtën ta zgjedhin atë që e duan”.

“A e kuptoj frustrimin e Ronaldos? Kjo është diçka që e përjetojmë, ndiejmë dhe e shprehim në mënyrën tonë të së qenët. Edhe një herë, titujt kolektiv janë më të rëndësishmit, edhe nëse shpërblehesh me ato individuale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu