Messi e Suarez “shkatërrojnë” Liverpoolin, Barcelona një hap larg finales

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Lionel Messi në minutën e 14-të, por që nuk arriti të shënojë.

Në rastin e dytë të mirë Barcelona arriti të shënojë. Luis Suarez mori një pasim në zonë nga Jordi Alba, që fal një devijimi të vogël shënoi për 1-0.

Liverpooli u kundërpërgjigj në minutën e 35-të me Sadio Mane, që mori një pasim të bukur nga Jordan Henderson, por pa sukses.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës.

Pjesën e dytë e nisën më mirë Liverpooli, që radhitën disa raste.

Aksion i bukur në minutën e 47-të, ku Marc-Andre ter Stegen arriti ta pret goditjen e James Milnerit. Rasti i radhës erdhi në minutën e 53-të, ku bukur gjuajt Mohamed Salah, por gjermani Ter Stegen priti edhe më bukur.

Pas tij dhe Miler rrezikoi pas një aksioni shumë të bukur.

Në minutën e 75-të Barcelona e gjeti golin e dytë. Luis Saurez qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer Lionel Messi shënon në portën e zbrazët (2-0).

Gjeniu Messi nuk e kishte mbyllur me kaq. Një goditje dënimi nga 25 metra u kthye në gol nga argjentinasi, duke e dërguar stadiumin në një festë të zjarrtë (3-0).

Liverpooli mënjherë pas këtij rasti qëlloi shtyllën me Salah, duke e mbyllur një natë, sa të keqe aq edhe të pafat.

Ky rezultati e dërgon Barcelonën pothuajse në finale, pasi një rikthim i mundëshëm i anglezëve do të jetë shumë i vështirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu