Messi shkruan historinë në La Liga dhe pesë kampionatet kryesore evropiane pas het-trikut ndaj Mallorcas

Lionel Messi ka shtuar edhe dy rekorde të mëdha në librin e arritjeve të tij jetësore në futboll. Ylli argjentinas ishte fantastik gjatë ndeshjes me Real Marllorcan e fituar me rezultat 5-2, ku Messi shënoi het-trik.

Këto tri gola kanë bërë që ylli argjentinas të arrij një rekord të madh evropian dhe një tjetër në kampionatin spanjoll, La Liga.

Me golat ndaj Mallorcas, Messi është bërë lojtari i vetëm që shënon 10 ose më shumë gola në secilën prej 14 sezoneve të kaluara në pesë ligat më të mira të Evropës.

Kapiteni i Barcelonës gjithashtu arrin në kuotën e 35 het-trikave në histori të La Ligas pas tri golave ndaj Mallorcas.

Në këtë aspekt, Messi e ka lënë pas rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldon, i cili kishte shënuar 34 het-trik gjatë koës së tij te Real Madridi.

Deri tani këtë sezon, fituesi i Topit të Artë ka 12 gola e 5 asistime në 10 ndeshje të luajtura në La Liga, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka dy gola e tri asistime në pesë ndeshje.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu