Messi zbulon golin më të mirë, momentin më të keq në karrierë dhe vështirësitë në përballjet me klubet angleze

Lionel Messi ka zbuluar se goli i shënuar në vitin 2009 ndaj Manchester Unitedit me kohë, është më i bukuri deri më tani në karrierën e tij, ndërsa ka treguar edhe për kundërshtarin më të vështirë, trajnerin më të mirë dhe shumë gjëra të tjera.

Kapiteni i Barcelonë shënoi golin vendimtar të natës, duke e fituar kupën e dytë evropiane me golin e shënuar me kokë në portën e Djajve të Kuq në finalen e zhvilluar në Romë që përfundoi 2-0.

Në një intervistë për RAC1, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zbuluar shumë gjëra interesante për karrierën e tij.

“E kam thënë disa herë se goli i shënuar ndaj Manchester Unitedit në finalen e zhvilluar në Romë, është më i bukuri në karrierën time”, ka thënë Messi.

Argjentinasi ka thënë se nuk ka pasur ndonjë mbrojtës që i ka vështirësuar punët, mirëpo ka deklaruar se kundërshtarët anglezë për të kanë qenë të vështire gjithmonë.

“Nuk mund të them emrin e ndonjë mbrojtësi, por aty ishin skuadra të vështira, si për shembull ato angleze që janë të forta fizikisht dhe psikologjikisht. Futbolli tani po bëhet taktikisht më i vështirë dhe më i shpejtë”.

“Messi ka thënë se në aspektin e kombëtareve, Spanja ka qenë kundërshtari i tyre më i vështirë, sidomos në vitin 2010 kur janë përballur në stadiumin e Atleticos.

“Kombëtarja e Spanjës, ne zhvilluam një lojë në stadiumin e Atleticos (2-1 fitoi Spanja)”.

“Maradona ishte trajneri ynë dhe Spanja kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2010, e që ishin shumë të motivuar ndaj ne. Ishte një ndeshje që më befasoi më së shumti”.

Ndeshja që e ka shijuar më së shumti ishte ajo në mes Barcelonës dhe Real Madridit në vitin 2011 dhe 32-vjeçari ka thënë se ajo vazhdon të mbetet në kujtesën e tij.

“Ndeshja që e mbaj ende në mend është ajo ndaj Real Madridi ku fituat 2-0 në prill të vitit 2011. Nuk e di nëse ishte ndeshja më e mirë e jona, por më ka mbetur në memorie”.

Messi ka thënë po ashtu se trajneri më i mirë në karrierën e tij është padyshim Pep Guardiola që ndërtoi një skuadër të frikshme në Camp Nou dhe kishin fituar shumë trofe së bashku.

“Guardiola është më i miri nga të gjithë. Luis Enrique ishte shumë afër (i dyti).Momenti më i mirë në karrierë? Është e vështirë ta zgjedhi një”.

“Isha shumë me aftë që kam jetuar në epoka të ndryshme të futbollit, por koha me Guardiola mendoj se është më e mira”, ka shtuar më tej Messi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu