“Messi zhduket te Argjentina”

Të gjithë i kemi parë “magjitë” e Leo Messit te skuadra e Barcelonës, por argjentinasi has shumë problem kur luan me kombëtaren e tij. Ndonëse është golashënuesi më i mirë i Argjentinës, Messi nuk e ka udhëhequr skuadrën në momentet më të vështira. Së fundmi ai që ka bërë një krahasim mes paraqitjeve të tij te Barcelona dhe Argjentina është Luis Figo.

“Përbërjet e skuadrave nuk janë të njëjta, sistemet taktike po ashtu, kundërshtarët nuk janë të të njëjtit lloj. Kur cilësia e skuadrës është më e ulët, bëhet më e vështirë për një lojtar, që të fitojë një turne Kupa e Botës.

Ai mund të bëjë ndryshimin në një, ose dy ndeshje, por është e vështirë të fitojë një Botëror pa pasur një skuadër të nivelit të lartë mbas vetes. Unë mendoj se ky është dallimi i madh. Mes klubit të tij dhe ekipit kombëtar ka situata dhe kufizime të ndryshme, që ndikojnë në paraqitjet e Messit”, tha Figo. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu