Mesut Ozil i pafat, mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

Mesut Ozil u largua nga Arsenali në janar dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahce, me dëshirën për të fituar titullin kampion në Turqi. Gjithsesi fantazisti është i pafat, pasi në ndeshjen e gjashtë me verdhezinjtë u dëmtua dhe ka mbyllur sezonin.

Në sfidën kundër Antalyaspor Ozil la fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë dhe sot ai njofton se ka këputur ligamentin, një dëmtim që e lë jashtë fushave të blerta për rreth gjashtë muaj.

“Jam më të vërtetë i mërzitur dhe i trishtuar që nuk do të jem në gjendje të ndihmoj ekipin tim në ndeshjet në vazhdim për shkak të një këputje të ligamentit të jashtë.

Mund të kishte qenë edhe më keq, por do të përpiqem dhe do bëj gjithçka që të kthehem në fushë sa më shpejt. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan Ozil në llogarinë e tij në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu