Meta: Nuk më shqetëson as Komisioni as Venecia, kam një tjetër hall

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Me ironi, presidenti e ftoi Ramën në ngjitjen e majës së Korabit, duke i treguar me këtë ftesë se është më i fortë se kurrë.

I pyetur nëse ka frikë nga shkarkimi, Meta deklaroi se nuk i trembet vendimit të komisionit hetimor.

“As nga komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias. Nuk kam hallin e Venecias, por të dalë mbi ujë ky gjyqi i Becchetit, pasi është faturë e madhe shumë”, deklaroi Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu