Meta: Përpjekjet e Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës rrezikojnë stabilitetin në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për të krijuar struktura paralele.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë që përpjekjet e Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës rrezikojnë stabilitetin në rajon.

Meta thotë se kështu rrezikohet seriozisht stabiliteti rajonal dhe vështirësohet jetesa e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, si dhe dëmtohet rëndë shteti ligjor dhe perspektivën e integrimit evropian të vendit dhe rajonit.

Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për t’u tërhequr nga institucionet shtetërore dhe për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor. Iniciativa e ligjvënësve të Parlamentit të Republikës Serbe për të filluar punën për krijimin e këtyre institucioneve dhe hartimin e një Kushtetute të re, shkojnë në drejtimin e kundërt të përpjekjeve 26-vjeçare të qytetarëve boshnjakë, liderëve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu