Meta: Rama do një President që vetëm firmos, ta harrojë me mua

Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë ligjor i vendit, është kthyer në sheshin e betejës së radhës mes presidentit Ilir Meta dhe shumicës së majtë, duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj. Kreu i Shtetit Ilir Meta thotë se kryeministri Rama do një President që vetëm firmos vendimet e tij në kiundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe të kombit.

Ndaj ai ka një parlajmërim të qartë; deri me 24 korrik 2022, kohë dghe kur i mbaron mandati si president, kjo gjë nuk do të ndodhë. “Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyre deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Por e përsëris ta harrojnë që unë do ti hedh ato firma”tha Meta. “Do të vijë koha të flas dhe çfarë firmash kërkohen”, nënvizoi Meta gjatë një interviste për “Opinion”.

Parlamenti është thirur te mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme ku do të propozohet miratimi i një rezolute të posacme për rastin e Gjykatës Kushtetuese dhe veprimeve të ndërmarra nga presidenti Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu