Mexhiti: Fryma e NDRYSHIMIT filloi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe do të kurorëzohet në RMV

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti bashkë me Bilall Kasamin nga Besa dhe Bekim Qokun, këshilltarin e Kurtit për Maqedoni kanë qëndruar sot në Prekaz e më pas në takim me ministrin Sveçla, shkruan InfoShqip.

E me këtë rast Mexhiti ka kushtuar një status në rrjetin social Facebook:

“Pas një dite të jashtëzakonshme në Prekaz, vazhduam me një takim vëllazëror në Teatrin Kombëtar të Kosovës me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçlën dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Milazim Salijaj, të dy eksponentë të respektuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Fryma e NDRYSHIMIT filloi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe do të kurorëzohet në RMV!

NDRYSHIMI PO VJEN DHE IA VLEN!” ka shkruar Mexhiti pas takimit me Sveçlën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu