Mexhiti: Me vetingun do nxjerrim nga burgu shqiptarët e dënuar padrejtësisht

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga tubimi në Gostivar, tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia.

“Ju premtojmë se shteti i së drejtës do të funksionojë, do të bëjmë reformë në drejtësi, me vetting do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët të dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje. Do të kemi një qeveri që dëgjon qytetarin, një qeveri që shërben qytetarin, një qeveri që angazhohet për qytetarin”, tha Izet Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu