Mezi po pres të më kërkoj Ronaldo për grua: Georgina do të zbuloj shumë gjëra në dokumentarin e ri

Argjentinasja Goergina Rodriguez, kohët e fundit bëri një dokumentar për “Netflix”, në të cilin ajo tregon histori pikante nga jeta e saj.Në dokumentarin, i cili mban emrin e saj, ajo tregon se si mezi pret që Ronaldo ta kërkoj atë për grua.

Nuk varet nga unë, por do të doja që të ndodhte. Së shpejti do të shihni realitetin tim në Netflix. Mezi pres të shikoje atë. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo.

Në dokumentar, Georgina do të tregojë se si u takuan me Ronaldon. Si u takuan në dyqanin ku ajo punoi dhe si futbollisti ra në dashuri me shitëse e re.

E takova Cristianon një verë, ishte e enjte, kur isha duke e mbyllur dyqanin. Pastaj takova një burrë të zi të bukur, gati dy metra të gjatë. Tani jam 27 vjeç dhe jeta ime ndryshoi plotësisht pesë vjet më parë,” tha ajo.

Georgina fillimisht nuk ishte në marrëdhënie të mira me nënën e Ronaldos, Dolores Aviero, por ajo thotë është një mbështetje e madhe për djalin e tij.

“Georgina është një vajzë e mirë, dhe Cristiano është një baba i përkryer. Ka njerëz që e ndihmojnë. Fëmijët kanë dado dhe stafi që bën shumë punë. Katër fëmijë kërkojnë shumë punë. Georgina është shumë mbështetëse për Cristianon, nuk ka dyshim për këtë,” tha nëna e Ronaldos, Dolores Aviero, e cila tashmë është 66 vjeçe, për Daily Mail.

Ndryshe, Georgina dhe Ronaldo kanë një vajzë trevjeçare Alan Martina së bashku, 11 vjeçarin që Cristiano e ka me ish të dashurën dhe binjakët Matea dhe Eva Maria nga një nënë surrogate. Tani për tani nuk është e ditur se kur do të transmetohet dokumentari por Georgina tha se mund të ndodh shume shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu