“Mezi pres të boksoj në Shqipëri”, Marku tregon surprizën e madhe

Florian Marku e nisi i luftëtar i MMA, por tashmë mund ta quajmë një boksier, madje të pamposhtur. Lushnjari “shtegtoi” në Britani, ku po bën shumë mirë dhe renditet në ndër më të fortët në ishull, por nuk mjafton me kaq.

Ai dëshiron një titull kampion Bote dhe është në rrugën e duhur. Pas fitores me KO ndaj Charlton, Marku u shpreh se ndeshja e tij e radhës do të jetë në një pallat sporti të mbushur plot dhe do dëshironte të ishte në vendin tonë.

Në një postim të publikuar në Facebook lushnjari lë të kuptohet se kjo dëshirë është arritur. Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit në vendin tonë si luftëtar i MMA dhe shprehet se mezi pret të kthehet e të luftojë si boksier.

Herën e fundit që luftova në Shqipëri isha një luftëtar i MMA. Mezi pres të kthehem në Shqipëri për luftën time të ardhshme si boksier”, shkruan Marku.

Prej muajsh ai kërkon një betejë me një nga më të mirët në Angli, Conor Benn dhe ky i fundit mund të jetë kundërshtari i radhës, por nuk përjashtohet as një sfidë për një brez kampioni kontinental ose botëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu