Mickoski: Dikur Maqedonia njihej për investime dhe zhvillim ndërsa tani vetëm për varfëri

Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret përkrahje masovike në protestën e 18 qershorit, pasi sipas tij qytetarët janë shumë të pakënaqur nga kjo qeverisje.

“Është e tepërt nga të gjitha këto disfata, është e tepërt kjo politikë shkatërruese që po ndodh për këto pesë vite. Është e tepërt që Maqedonia dhe qytetarët po varfërohen dhe po poshtërohen vazhdimisht. Është e tepërt që njerëzit në pushtet i ikin përgjegjësisë dhe është praktikisht e tepërt që kemi humbur aq shumë në këto pesë vite, saqë do të na duhet të punojmë dy herë më shumë për të arritur një gjendje në të cilën ishim kur ishim një vend për shembull në Evropë, por edhe këtu në Ballkan. Periudha kur mbanim rekorde për investime të huaja, kur ishim vend ku ndërtohej, ku realizoheshin projekte, për dallim nga tani ku bëhet vetëm vjedhje”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Mickoski.

Mickoski theksoi se pret prani masive të qytetarëve në protestë.

“Protesta e 18 qershorit do të jetë një nga protestat më të mëdha në Maqedoni. Unë e konsideroj të suksesshme çdo protestë, por në këtë protestë do të jenë me dhjetëra e mijëra bashkëqytetarë tanë që do të dalin këtë të shtunë”, tha ai.

Ai shtoi se përshkak të disa qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në protestë por që nuk kanë mundësi, partia ka organizuar edhe transport.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu