Mickoski: Ditët e këtij pushteti të paaftë janë të numëruara

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot vizitoi shtabin partiak në Sopishte, ku ceku se ditët e këtij pushteti të paaftë janë tënumëruara.

“Mashtrimet e pushtetit nuk kalojnë, ato janë thelluar në baltën e tyre. Kjo Qeveri është delegjitimuar, dhe secili hap i saj do të thotë dëshpërim”, thotë Mickoski.Sipas tij ditët e këtij pushteti të paaftë janë të numëruara.“Kemi Qeveri ku të gjitha premtimet kryesore nuk i përmbushi. Dy vite shpenzoi, ndërsa rezultate nuk ka dhe nuk ka arsyetime për paaftësinë e tyre. Me këto njerëz asnjëherë nuk do të jetë më mirë”, thotë Mickoski duke shtuar se duhet të ngritet zëri kundër mashtrimeve, kundër padrejtësive, shkatërrimit të vendin tonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu