Mickoski: E përgëzova Taravarin për suksesin në garën presidenciale, uroj suksese dhe në zgjedhjet parlamentare

Kryetari i opozitares maqedonase, Hrisijan Mickoski tha se ka biseduar me kandidatin e VLEN-it për president, Arben Taravarin.

Ai tha se ka uruar Taravarin për rezultat dhe suksese në qeverinë e ardhshme.

“U dëgjova me z.Taravarin. E përgëzova për rezultatin në këto zgjedhje dhe i dëshirova suksese në zgjedhjet parlamentare. I dëshiroj suksese në qeverinë e ardhshmë të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se pavarësisht ndikimeve për ta ndarë VMRO-në për të mos pasur sukses, sërisht pritshmëritë janë që opozita tashmë të kaloi në pushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu