Mickoski, habitë me deklaratën e tij për shqiptarët

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka theksuar theksuar se do të luftojë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe shqiptarët në të gjitha vatrat e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk do të heshtim sepse ne luftojmë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ata shqiptarë që janë në Qeveri dhe në karriget e funksionerëve, por do të luftojmë edhe për shqiptarët në Zhelinë, për shqiptarët në Tearcë, në Tetovë, në Cair, të cilët kanë probleme reale, kurse pushteti i zhgënjeu pritjet e tyre dhe duhet të japim sqarim ata që i kanë gënjyer” është shprehur Mickoski.

Lideri i opozitës maqedonase për herë të hapur ka ndryshuar kursin me deklarata se gjoja do ti mbroj shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu