Mickoski i bën thirrje Kovaçevskit që të refuzojë propozimin francez: E zhvendos problemin nga Sofja në Bruksel

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e sotme para Qeverisë tha se propozimi francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë e kalon problemin nga Sofja në Bruksel.

Ajo që deri dje ishte problem i yni me Sofjen zyrtare, me këtë propozim bëhet problem i yni me Brukselin zyrtar dhe të gjithë Bashkimin Evropian, ose të jam më preciz, asimilim, bullgarizim, më pas evropianizim ose asnjëherë nuk do të jemi pjesë e Evropës”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

Mickoski i bëri thirrje kreu të ekzekutivit, DImitar Kovaçevskit, që të refuzojë propozimin.

Ky mesazh është deri tek Dimitar Kovaçevski. Të kuptoj, e di çfarë problemi ke… nga njëra anë mentori, pronari yt të thotë mos e lësho karrigen ende ke biznes dhe të na mbrosh neve si familje, dhe e dyta, partneri yt i koalicionit që të thotë mos e hedh këtë marrëveshje, këtë propozim sepse nesër dalim nga qeveria dhe e njëjta do të bie, mos u shqetëso, unë jam këtu, ky popull është këtu, dil, merr guxim dhe refuzoje këtë propozim.”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu