Mickoski: Identiteti, gjuha dhe historia nuk duhet të negociohen me Bullgarinë

Kreu i partisë opozitare, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat tha se qeveria duhet t’i ndaloj negociatatet me Bullgarinë, përderisa pjesë e tyre do të jenë gjuha, identiteti dhe historia.

“Qeveria duhet t’i ndërpresë negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë e Maqedonisë, të kthehet nga Sofja dhe të thotë se negociatat do të vazhdojnë vetëm kur të ketë kushte për të ruajtur dinjitetin tonë”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Gjorçe Petrovit.

Mickoski theksoi se pret që qeveria menjëherë të ndalojë shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare.

“Pres që të ndalojnë së shituri identitetin, kulturën, trashëgiminë dhe historinë, këto i pres që nga këta nëse mund t’i quaj zyrtarë të këtij shteti. Të ndalemi menjëherë, të kthehemi nga Sofja dhe të themi se puna nuk është kryer, ndalemi në këtë moment, kur të krijohen kushtet atëherë do të vazhdojmë, në këtë moment padyshim nuk ka kushte me të cilat mund të ruajmë dinjitetin tonë. Këtë e pres”, theksoi Mickoski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se akoma nuk është gjetur një zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë lidhur me propozimin francez dhe se për këtë çështje tanimë po punon Ministria e Punëve të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu