Mickoski ka një porosi për koalicionin LSDM – BESA

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka bërë të qartë se Lëvizja BESA tashmë është në rrugën për finalizimin e marrëveshjes për koalicionim parazgjedhor me LSDM. Ai këtë e theksoi sot pas takimit me komunitetin e biznesit turk në vend. Ai thekson se dëshiron që LSDM-ja dhe Lëvizja Besa të bien dakord për koalicion dhe të dalin së bashku në zgjedhje. Mickoski tha se në kuadër të bisedimeve me partitë politike është takuar edhe me kreun e BESA-s, Bilall Kasami.

“Është logjike që kam biseduar me Kasamin. Kemi biseduar në atë moment se çfarë nuk bën në shtet. Shoh që tani bisedojnë me LSDM-në. I uroj që më në fund të arrijnë marrëveshje, fat dhe suksese në zgjedhje. Gjëja më e rëndësishme për ne është që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike më 12 prill”, tha mes tjerash Mickoski.

Lidhur me ate se kush do të jenë partnerët parazgjedhor, Mickoski tha se shumë shpejtë publiku do të njoftohen në lidhje me këtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që sonte të protestojnë para pallatit të gjykatave. Mickoski kërkoi nga siç tha ai të gjithë partitë politike që kërkojnë veting , t`i bashkëngjiten protestës së VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu