Mickoski: Kovaçevski të refuzojë propozimin dhe unë do ta tërheq kërkesën për zgjedhje të parakohshme

As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe gjëja e tretë, i kam ofruar, nëse ai beson aq shumë se i është siguruar identiteti, atëherë së pari në pjesën e konkluzioneve të mbledhjes së parë ndërqeveritare duhet të fshihen neni 11 dhe neni 14.

Këto janë tre. konkluzionet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, të cilat i bëri të ditur pas takimit me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ata vetëm duhet të refuzojnë propozimin, të thonë jo. Sepse ky nuk është një negocim dhe ky nuk është një kornizë negociuese me të cilën ne sigurojmë një të ardhme evropiane. Kjo është një kornizë negociuese me të cilën ose asimilohemi dhe bullgarizojmë që të jemi pjesë e BE-së ose nuk do të jemi pjesë e BE-së“, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se takimi me Kovaçevskin ka qenë më tepër informativ, në të cilin kryeministri ka prezantuar gjithçka që kemi dëgjuar në opinion ditëve të fundit.

Ai dha mendimin e tij për dokumentet që duhet të përcaktojnë kornizën e negociatave dhe procesverbalet e Konferencës Ndërqeveritare që duhet të mbahet eventualisht. Për këtë, unë dhashë këndvështrimin tim për tekstin dhe në bazë të tij do të nxirrja tre përfundimet e mëposhtme. Së pari, as për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në këto dy dokumente nuk janë të pranueshme, dhe as VMRO-DPMNE dhe as unë personalisht nuk kemi ndërmend të pranojmë të njëjtat dokumente“, tha Mickoski.

Ai thekson se nuk është vendim vetëm i Hristijan Mickoskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, por i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Së dyti, i kam ofruar Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të bëhen institucionale të gjitha kapacitetet e VMRO-DPMNE-së dhe të ndihmohet Qeveria në tejkalimin e sfidave që do të dalin para nesh këtë dimër. Këtu para së gjithash mendoj për sigurinë, energjinë, ushqimin, sfidat financiare dhe të tjera. Dhe në pranverë, kur të kalojmë të gjithë bashkë, për mendimin tim, këtë ndoshta dhe sipas shumëkujt, dimrin më të vështirë, le të ulemi dhe të bëjmë një rivlerësim, një rivlerësim të gjendjes reale“, tha Mickoski.

Dhe gjëja e tretë që Mickoski i ofroi Kovaçevskit është fshirja e neneve 11 dhe 14 në pjesën e konkluzioneve të takimit të parë ndërqeveritar.

Neni 11 i procesverbalit është nen që përcakton se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshojë Kushtetutën dhe të mos ketë kornizë negociuese, dhe neni 14 i referohet protokollit që është pjesë e Konferencës së dytë Ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Një konferencë dhe një protokoll në të cilin ka çështje historike, arsimore, kulturore dhe ndryshimi i teksteve janë ato që publiku mund të shohë ditët e fundit si versioni bullgar. Ky është ai protokoll, pra neni 14“, thekson Mickoski.

Ai tha se nëse Brukseli i fshin ato pjesë, atëherë mund të ulemi menjëherë dhe të bisedojmë.

Nëse është kështu, na bindin se me këtë sigurohet e ardhmja evropiane, e jo asimilimi i Maqedonisë dhe shkatërrimi i identitetit maqedonas,” tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu