Mickoski: Me rritjen e tatimit planifikohet keqpërdorimi i projekteve

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për reformë në sistemin tatimor. Miskocki ka akuzuar Qeverinë se, rritja e tatimeve bëhet për keqpërdorime. Sipas tij, tatimet janë që të fitojnë aranzhmanin që e negociojnë me institucione financiare ndërkombëtare, por ata dëshirojnë që atë aranzhman ta ndërlidhin me realizimin e projektit Bechtel dhe Enka. Në lidhje me krizën energjetike, Mickoski tha se, periudha që vijon do të jetë sfiduese dhe shumë e vështirë dhe për këtë ai tha se do propozojnë disa ligje menjëherë sa po të rikthehet me punë Kuvendit, përcjellë Klan M.

“Do të propozojmë disa ligje me të cilat do të përpiqemi të zbusim këtë gjendje krize që është para nesh këtë vjeshtë dhe këtë dimër. Varet nga shumica parlamentare LSDM-BDI nëse do t’i pranojnë ose jo propozimet tona. Por, është e rëndësishme që për gjithçka që ndodhë sot kemi paralajmërua që para një viti” – deklaroi Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu