Mickoski: Nëse Kovaçevski nuk e pranon propozimin francez, unë do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se takimi i sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka qenë me karakter informativ mbi propozimin francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, përcjell TV21. Mickoski tha se ka njoftuar kryeministrin se për VMRO-DPMNE-në ky propozim mbetet i paparanueshëm.

“As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në. Këto dy dokumente, kështu siç janë nuk janë të pranueshme. VMRO-DPMNE dhe unë personalisht nuk e kemi ndërmend ta pranojmë”, deklaroi Mickoski.

“I kam ofruar Kovaçevskit që të del dhe ta refuzojë këtë që është parashtruar si propozim, kurse, unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ti vendos të gjitha kapacitetet institucionale të VMRO-DPMNE-së, dhe t i ndihmojmë Qeverisë në sfidat që këtë dimër do të shfaqen para nesh”,
tha mes tjerash Mickoski duke shtuar se në pranverë do të uleshin për të diskutuar sërish për gjendjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu