Mickoski: Nëse LSDM-ja vendos të shkojë në zgjedhje në qershor, le të jetë me fat

Nëse LSDM-ja vendos të shkojë në zgjedhje në qershor, le të ketë fat, tha pasdite lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pa saktësuar nëse në një rast të tillë partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje.

Në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, Mickoski theksoi se në takimin e djeshëm të liderëve një parti politike ka bërë të ditur se për të është e pranueshme që zgjedhjet të jenë në fund të qershorit – fillim të korrikut, por gjithashtu edhe në shtator, ndërsa partia tjetër në fillim si propozim e ka përmendur fundin e korrikut – fillim të gushtit, pastaj në fund të gushtit, ndërsa në fund si termin e ka theksuar 26 korrikun.

Mickoski theksoi se vetëm sot në vend ka 22 raste të reja me koronavirus dhe dy të vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu