Mickoski: Nëse vijmë në pushtet, do të hetojmë se kush e ndihmoi Gruevskin të arratiset

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i pyetur nëse do ta presë Nikolla Gruevskin në aeroport në rast se partia e tij fiton zgjedhjet dhe formon Qeveri, u përgjigj se do të hetojë se kush e ndihmoi atë të arratiset.

Mickoski shtoi se në këtë vend ekziston ligj i cili duhet të respektohet dhe cilido që ka gabuar para ligjit, qoftë Gruevski, Mickoski ose Zaevi duhet të përgjigjet. Këto komente Mickoski i bëri në emisionin “Magazina Ekonomike” që do të transmetohet sonte në ora 22:00. VMRO së fundi ka hequr nga selia e saj fotografitë me Nikolla Gruevskin. Por gradualisht kjo parti po sinjalizon se po tërhiqet nga ai që ishte kryetar nderi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu