Mickoski: Nuk kemi kaluar vijat e kuqe, e vetmja vijë e kuqe e kaluar ishte shitja e identitetit

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thekson se BE ka shpenzuar besueshmërinë e saj kur plotësohen kërkesat megallomane të shteteve individuale.

Për deklaratën e eurokomisarit Oliver Varhelyi ku thotë se partia opozitare maqedonase me djegien e dokumenteve në Kuvendin e Maqedonisë, kaloi çdo vijë të kuqe, Mickoski për “Deutsche Wellle” u përgjigj se vetme vijë e kuqe që u kalua ishte ajo e shitjes së identitetit maqedonas.

Besoj se të vetmet vija të kuqe që u kaluan ishin ato të shitjes së identitetit maqedonas, tregtisë së vrazhdë me trashëginë tonë historike dhe monumenteve kulturore mbi të cilat ne si komb e ndërtojmë vendin tonë dhe e vlerësojmë identitetin tonë”, tha Mickoski.

Micksoki komentoi edhe vizitën e tij në Hungari ku u takua me kryeministrin Viktor Orban ku tha se është biseduar për të arratisurin Nikolla Gruevski.

Për organizimin e referendumit në vend për propozimin francez, Mickoski përsëri akuzoi pushtetin se po ikën nga ballafaqimi me popullin.

Nuk kam asnjë dyshim që qeveria do të bëjë gjithçka vetëm për të shmangur përballjen me popullin. Ata po ikin nga referendumi, po ikin nga zgjedhjet dhe fundi është se po ikin nga populli. Nëse Kuvendi ka qenë i paaftë, pse atëherë kanë nxjerrë konkluzione… Në fund, në konkluzionet thuhet se Kuvendi i rekomandon Qeverisë miratimin dhe pranimin e kornizës së propozuar. Dhe këtu nuk ka shpëtim duke pretenduar një alibi procedurale”, shtoi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu