Mickoski: Pres që LSDM të më kërkoj falje përpara se të përballen me padi për shpifje

“Besoj në prezumimin e pafajësisë. Pres që e njëjta gjë që është bërë për të gjithë këta njerëz, të bëhet edhe për të gjithë të tjerët që kanë manipuluar me një tokë të tillë të EVN-së”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili sërish ka mohuar lidhjen e tij me rastin e shitjes së parcelave në Dellçevë nga individë të kompanisë EVN Elektra.

Duke komentuar paraburgimin e të dyshuarve në këtë rast, Mickoski tha se fillimisht duhet që LSDM-ja të kërkojë falje e më pas do të përballet dhe me padi për fyerje dhe shpifje.

“Filluan të flasin e të thonë se kështu financohet OBRM-PDUKM-ja, se isha i përfshirë në rast etj, por ne pamë që ata njerëz janë aty ku janë për shkak të neneve krejtësisht të ndryshme të Kodit Penal. Besoj në prezumimin e pafajësisë, por edhe kushdo që provohet fajtor, qoftë motra ime, do të përgjigjet për krimin. Kjo vlen për të gjithë ata njerëz, qofshin qytetarë të përcaktuar apo të papërcaktuar të ndonjë partie.

Pres që e njëjta gjë që është bërë për të gjithë këta njerëz, të bëhet edhe për të gjithë ata të tjerë që në të njëjtën mënyrë i kanë shitur EVN-së një tokë të tillë. Pres që Policia Financiare dhe Prokuroria të trajtojnë 100-200 parcelat e tjera dhe shitësit e tjerë të kenë të njëjtin trajtim dhe jo trajtim seleksionues”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu