Mickoski: Punohet për ridefinimin e Maqedonisë si shtet binacional

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I ka aujatur shqetësuese informacionet se po punohet për ridefinimin e Maqedonisë si shtet binacional. Ai I ka bërë thirrje Kryeministrit Kovaçevski që të mos guxojë të shkaktojë dëme tjera kundrejt identitetit maqedonas.

Ajo që më shqetëson se vijnë informacione se nuk flitet vetëm për futjen e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, por flitet edhe për definimin e plotë të Maqedonisë si shtet, të jetë shtet binacional ku do të ekzistojnë dy popuj, disa bashkësi etnike që tani janë pjesë e popullit në kuadër të Preambulës së Kushtetutës dhe të tjerët që do të jenë mbi përqindjen e caktuar konform Regjistrimit të vitit të kaluar, të jenë pakicë. Kjo flitet në Komision dhe mungon vetëm të vizatohen hartat dhe Maqedonia formalisht të jetë shtet federal. Kovaçevski të ketë kujdes se çka premton, ne e dijmë koncesionin e tij ndaj BDI-së, por për këto do të flitet pas zgjedhjeve, për shkak se tani janë vetëm informacione. Të mbetet dinjitoz, muaj janë në pyetje dhe të mos shkaktojë dëme ndaj identitetit maqedonas” – tha Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu